Lajme

“Muaj të vështirë na presin”, Vuçiç: Kurrë s’do njohim të ashtuquajturën Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se javë dhe muaj të vështirë janë përpara, pasi ndërkombëtarët kanë për qëllim të detyrojnë Serbinë që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për mediat serbe, presidenti serb i prerë ka thënë se vendi i tij nuk do të bjerë dakort, pavarësisht insistimeve, kërcënimeve dhe presioneve që do të kenë nga të huajt.

“Prandaj i kanë vënë shqiptarët nën sanksione, të cilat nuk janë aq serioze dhe me këtë në fakt po shantazhojnë edhe Serbinë sepse ne kemi diçka për të humbur”, tha Vuçiç për mediat në Beograd.

Teksa komenti se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç, nesër do të bisedojë me komandantin e KFOR-it për sigurinë në Kosovë, Vuçiç tha se nuk mendon se tema e bisedës do të jetë diçka më shumë se kaq, sepse nuk ka asgjë tjetër për të folur.

Ai theksoi se Serbia vazhdimisht përballet jo vetëm me standarde të dyfishta, por edhe me sjellje hipokrite të pamatur.

“KFOR-i dhe NATO-ja me të drejtë i referohen Rezolutës 1244 dhe ata e marrin mandatin e tyre nga ai dokument, por kur i pyet për normat e tjera nga e njëjta rezolutë, ata na thonë  mos shikoni në të kaluarën, por nga e ardhmja.

Dhe të luftojmë për popullin dhe vendin brenda kufijve të asaj që është e mundur. Do të ketë shumë bisedime të rëndësishme, secila është e rëndësishme për ne, por qëllimi i tyre thelbësor është të na detyrojnë, në një mënyrë ose në një tjetër, të na vendosin në kornizën ligjore, të njohim pavarësinë e Kosovës në një mënyrë apo tjetër”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai theksoi se qëndrimi i Serbisë se nuk dëshiron të lejojë hyrjen e Kosovës në OKB ka më vete pasoja të caktuara.

“Kërcënimet e bëra muaj më parë nuk kanë qenë të kota… Kjo vetëm do të vazhdojë dhe çdo ditë do të thonë se janë vendosur sanksione ndaj Kosovës, ndaj të gjithë kërkojnë t’i vendosen edhe Serbisë. Kur ne pyesim pse, thonë për shkak të Banjskës. Ju pyesni po hetimet për tentim vrasjen e Dragisha Galjakut, Jovanoviqit, po për dënimin e autorit për tentim vrasjen e dy fëmijëve në Shtërpcë, nuk ka përgjigje”, tha Vuçiç.