Lajme

Aktori nga Shkodra: S’më vjen keq që nuk e takova Zef Dedën në këto 20 vite

Shumë pak e dinin, vetëm familjarët mbase, që i madhi Zef Deda, nuk fliste me kolegun e tij, Sandër Ruçin. E këtë e zbuloi vetë Ruçi përmes një postimi prekës pas vdekjes së aktorit shkodran.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në “Good Morning Albanians”, ku dhe ka folur më tepër për marrëdhënien e tij me Zef Dedën.

Aktori tregoi se kishte rreth 20 vite pa e takuar kolegun e tij, madje dhe kur kanë qenë përballë nuk janë përshëndetur me njëri-tjetrit, pavarësisht se sipas tij, vetëm ai e ka ditur se çfarë ka mbajtur në zemër.

Më tej ai u shpreh se nu kështë penduar që nuk e ka takuar, edhe pse e dinte që ai ishte i sëmurë.

 “Ishemia ka bërë punën e vetë, goditjet kanë qenë të njëpasnjëshme… E kam dit që ka qenë i sëmur, por unë jo se nuk jam interesuar, por nuk kam shkuar ta shikoj. Për të mos qenë hipokrit nuk më vjen keq që nuk kam shkuar ta shikoj, sepse nëse do të më kishte ardhur, do të kisha shkuar.

Unë e kam një fije karakteri të vështirë. Nuk kam qejf që duke qenë në këmbë, duke qenë gjallë… Jam më i vjetri sot për sot pas Zylyha Milotit në skenë prej atyre që kanë mbetur gjallë. Unë skam ardhur për të dhënë llogari”, ka thënë ai.