LifeStyle

Shigjetari protagonisti i periudhës, Peshqit në një lidhje të re, çfarë sjell java për 12 shenjat e Horoskopit

Hëna e plotë në Binjak do të karakterizohet nga ndryshimi i perspektivës dhe formimi i raporteve të reja. Sipas parashikimit javor nga Chrysanthi Kalogeri në “Shije Shtëpie” , është e rëndësishme të vendosni qëllimet tuaja për periudhën që vijon. Jini të kujdesshëm me marrëdhëniet tuaja sepse ka tendenca manipulimi.

Dashi – Në pjesën e parë të jaëvs mos nxitoni të merrni vendime, sidomos sot e nesër. Jeni shumë entuziastë, shumë aktivë dhe është e pamundur të evitoni nxitimin ndaj kjo mund t’iu udhëheqë në gabime. Mos i jepni rëndësi lajmeve që do dëgjoni sot e nesër dhe kujdes në komunikimin me të tjerët. Kujdesuni për automjetin tuaj sepse mund të nxjerrë disa probleme, një kontroll nuk bën keq. Ditë shumë të mira për vendime lidhur me punën, jetën e përditshme do të jenë datat 1-2 dhjetor.  Do të gjeni mbështetje në sferën profesionale dhe të merrni këshilla e mendimet e duhura që do ju ndihmojnë për më tej. Në datë 29-30 keni mundësi për takime të rëndësishme karmike, ndërsa në datën 3-4 dhjetor tregohuni të kudjesshëm në marrëdhëniet tuaja, evitoni xhelozinë, ndërsa në bashkëpunime evitoni kontrollin dhe manipulimin e anasjelltë.

Demi – Hëna e plotë në Binjak bën të shqetësoheni për financat. Mund të dalin shpenzime më tepër nga ato që keni planifikuar ose ju vetë të ndiheni të pasigurt psikologjikisht. Sot e nesër mos bëni lëvizje ekonomike dhe mos ndërmerrni iniciativa financiare gjatë periudhës që vijon. Njëkohësisht, nëse sot e nesër keni premtim nga një person nga rrjeti social apo mik, fjalët do t’i marrë era. Në datën 1-2 dhjetor, ditët janë ideale për të zgjidhur një problem, për të bërë një udhëtim me të dashurin dhe të merrni vendime më të kthjellëta për të ardhmen tuaj, për jetën personale. Më të ndikuarit janë të lindurit në ditët e para të shenjës. Të dielën mos hyni në biseda serioze me partnerin tuaj, mbroni marrëdhëniet dhe të hënën kujdes me njerëzit që ndani jetën e përditshme ose ata në marrëdhënie pune.

Binjakët – Me hënën e plotë në shenjën tuaj do ndiheni nervozë, të shqetësuar, të nxituar dhe ndoshta disa gjëra ju kanë preokupuar dhe në fund të javës që sapo kaloi. Jini të kujdesshëm në marrëdhënie, bashkëpunime, mos kërkoni gjëra nga eprorët sot e nesër dhe mos thoni gjëra që mund t’ju ekspozojnë.  Gjatë periudhës që do të vijojë këmbëngulni të punoni, me qetësi, durim, pa konflikte me qëllim që të kaloni një provë dhe të gjitha mundimet të shpërblehen më vonë e të merrni vendin që meritoni. Me këtë hënë të plotë mund të përjetoni ndarje, një prishje bashkëpunimi, por përpiquni ta përballoni me qetësi. Në datën 1-2 dhjetor do të gjeni mbështetje nga prindërit, nga eprorët dhe do t’i shihni gjërat ndryshe, do të jeni më realistë dhe mendimi do jetë më i kthjellët. Në jetën emocionale keni shanse shumë të mira në datën 29-30. Në datën 3-4 dhjetor gjërat nuk shkojnë siç i keni planifikuar dhe imagjinuar.

Gaforrja – Përditshmëria juaj është e ngarkuar dhe do vijojë të jetë.Me hënën e plotë theksohet nevoja që të gjeni qetësinë, të kujdeseni për shëndetin pasi jeni amvisa shumë të mira dhe doni që për festa t’i keni të gjitha siç duhet. Kjo mund t’iu krijojë një ngarkesë dhe lodhje të cilën duhet ta evitoni. Kujdes nga viruset sot e nesër, jini të vëmendshëm ndaj shëndetit dhe gjeni momentin për t’u çlodhur. Sot e nesër janë dy ditë shumë të mira ku do të keni biseda serioze me bashkëshortin, bashkëpunëtorin ku do të merrni vendime për të ardhmen që do të përbëjnë një mbështetje ose përforcim të pozitës. Të dielën dhe të hënën që vjen, evitoni kontradiktat me partnerin dhe trajtoni me qetësi problemet që mund të lindin në familje, sidomos nëse lidhen me një çështje financiare.

Luani – Periudha në vijim favorizon veprimtarinë, krijimtarinë, është erotike, do të ndiheni aktivë por në disa raste do ta teproni me entuziazmin, nxitimin ose egon. Nuk është nevoja të reagoni në çdo moment dhe në çdo gjë që ju provokon. Disa nga planet e qëllimet tuaja për periudhën në vijim, sidomos për 15 ditët që vijnë, mund të hasin pengesa. Por nëse do të jeni të duruar, me disiplinë dhe do të punoni për to, do të realizohen e do ju japin një shtysë të mëtejshme. Kujdes në shpenzimet sot e nesër dhe nëse keni nevojë për një mbështetje, dini se ku ta gjeni. Në datën 29-30 keni mundësi për një takim shumë interesant, ndërsa në datën 1-2 do të gjeni mbështetjen e duhur në punën tuaj dhe do ta organizoni në mënyrë të tillë që të keni përfitime financiare. të dielën dhe të hënën që vjen nuk është nevoja të flisni për arritjet tuaja sepse jo të gjithë ju duan të mirën.

Virgjëresha – Jeni një nga katër shenjat më të ndikuara të hënës së plotë pasi jeni të ndjeshëm nga natyra. Përqendrohuni në sferën profesionale, jetën sociale. Do të hasni pengesa dhe do të hasni rezistencën e të tjerëve në ato që doni të realizoni. Jini sa më elastikë dhe mos prishni qetësinë tuaj përgjatë 15-ditëshit dhe periudhës që vijon. Sot e nesër nuk është nevoja për biseda serioze me partnerin apo të bëni një intervistë për punë. Nëse ju japin një premtim, jini të përmbajtur sepse gjërat nuk do të realizohen. E premtja dhe e shtuna janë dy ditë ideale për ju, për biseda, bashkëpunime  serioze, për të gjetur mbështetjen e duhur dhe për të përforcuar pozitën tuaj dhe do të ndiheni të sigurt. Të dielën dhe të hënën që vjen jini të kujdesshëm me financat dhe evitoni shpenzimet e tepërta.

Peshorja – Hëna e plotë në Binjak favorizon planet tuaja afatshkurtër për të ardhmen, por duhet të tregoni disiplinë, të keni një program ditor që ta ndiqni. Nëse mendoni se do të udhëtoni në fillim të javës, kontrolloni nëse është gjithçka në rregull përpara se të niseni. Takimet sot e nesër nuk janë frytdhënëse, ndërsa datat 29-30 nëntor sjellin njerëz që mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Në datën 1-2 dhjetor merruni me çështje e probleme që ju shqetësojnë. Të dielën dhe të hënën që vjen do të hasni rezistencën dhe presionin e të tjerëve.

Akrepi – Gjatë kësaj periudhe preokupimi juaj do të jenë financat. Sot e nesër kujdes me menaxhimin e tyre, do të keni fitime por edhe shpenzime ndaj të cilave duhet të jeni të kujdesshëm. Hëna e plotë në Binjak ju përqendron në detyrimet ndaj të tjerëve dhe plotësimin e dëshirave tuaja, disa herë do të dilni jashtë buxhetit pasi kjo ka të bëjë me anën sentimentale, emocionale. Ndoshta jeni të rënduar emocionalisht dhe do të bëni blerje të pakontrolluara. Në datën 1-2 mund të keni takime serioze në jetën personale por edhe të promovoni punën, një plan nga ku mund të gjeni ndihmën dhe mbështetjen e duhur. Në fundjavë mos i lini vend xhelozisë, zilisë dhe ndjenjës së kontrollit që t’ju mbizotërojë.

Shigjetari – Jeni protagonistët e periudhës pasi është muaji juaj dhe filloni një cikël të ri. Është një periudhë shumë aktive dhe rezultative, mjaft të mos nxitoheni e teproni.  Me hënën përballë jush, tema kryesore e periudhës janë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Do keni shanse të mira, por varet si do trajtoni situatat. Problemet familjare që paraqiten sot e nesër mund t’i trajtoni me qetësi dhe t’i zgjidhni  të premten dhe të shtunën. Mund të merrni vendime, të gjeni zgjidhjen që kërkoni dhe të keni një përfitim financiar.

Bricjapi – Këtë javë fokusohuni në jetën e përditshme, organizimin dhe regjimin ditor. Sot e nesër ju do të keni vështirë të disiplinoheni dhe arrini diçka të tillë. Evitoni implikimin në biseda të tepërta, pa thelb dhe në prapaskena. Të premten dhe të shtunën çdo gjë është e mundur. Përmes një takimi të rëndësishëm, do të gjeni zgjidhje në të gjitha ato që ju preokupojnë, do të jepni këshillat e duhura ndërsa të tjerët do ju japin ide që mund t’i realizoni dhe t’i vini në funksion. Nga data 1-12 dhjetor jini socialë, të preokupuar me realizimin e planeve sepse pas kësaj date do të hasni vështirësi. Në fund të javës mos hyni në konflikte me të dashurit.

Ujori – Hëna e plotë në Binjak do t’iu bëjë erotikë, jeta sociale është shumë aktive dhe përmes saj, të njihni personin e dëshiruar. Gjithsesi, në fillim të javës diçka do ju lërë të pakënaqur. Jeni njerëz me pretendime, por veç kësaj është edhe situata që mund t’iu shkaktojë këtë ndjesi, të zhgënjeheni nga një mik ose person i rrjetit social. Mos merrni iniciativa financiare dhe mos iu besoni planeve e premtimeve të miqve. Të premten e të shtunën keni një përfitim financiar, mund të merrni këshilla të vlefshme për organizimin e financave. Të dielën bisedat me njerëz nga larg mund t’iu prishin pak qetësinë, por kjo do të varet nga përmasat që do t’i jepni në kokën tuaj.

Peshqit – Jeni një nga 4 shenjat më të ndikuara të hënës së plotë në Binjak. Është e rëndësishme të vendosni një ekuilibër në jetën personale, familjare dhe karrierës. Kujdesuni për anën psikologjike sepse jeni shumë të ndjeshëm edhe pse ndonjëherë jeni në botën tuaj. Sot e nesër evitoni bisedat serioze në punë e familje. Kujdes me premtimet që do iu jepni të tjerëve dhe ruani marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja. Për të gjitha këto, mund të veproni shumë mirë të premten e të shtunën, ditë që do të gjeni mbështetjen e të tjerëve, partnerit, bashkëpunëtorit në synimet tuaja por mund të krijoni edhe një njohje apo lidhje të re. Ato dy ditë të dashurit tuaj do ju qetësojnë për preokupimet që keni gjatë kësaj periudhe. Të dielën dhe të hënën mos merrni vendime. Mbëhtetja që prisnit nga dikush nuk do të vijë siç e kërkoni.