Lajme

Arrihet tjetër marrëveshje, zgjatet me dy ditë armëpushimi në Gaza

Është zgjatur edhe me dy ditë armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit. Lajmin e ka bërë me dije Katari, i cili njoftoi se marrëveshja është arritur me të njëjtat kushte edhe për dy ditë të tjera.

Këtë zgjatje të armëpushimit e ka konfirmuar edhe Hamasi, pasi njofton se marrëveshja që skadonte sot është zgjatur.

Armëpushimi aktual parashikon lirimin e 1 pengu nga Hamasi në këmbim të lirimit të tre palestinezëve të ndaluar në Izrael, dhe deri më tani janë liruar 39 pengje izraelitë në këmbim të 117 të burgosurve palestinezë.