ShowBizzz

Rama i dhuron Rita Orës “Çelësin e Qytetit”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhuruar yllit botëror të muzikës, Rita Ora, “Çelësin e Qytetit”, raporton teve1.info

Përmes një shkrimi në Facebook, Rama ka shkruar se kishte kënaqësi t’i pres në Prishtinë Rita Orën dhe të dashurin e saj, Taika Waititin, derisa ka shtuar se Prishtina do t’i pres me zemër hapur përherë.

“Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë!

Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën.

Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë!”, ka shkruar Rama.



/TeVe