Lajme

Detaje nga shpërthimi me tritol në Tiranë, dëmtohen dhe dy biznese ngjitur

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të lokalit i cili ishte marrë me qira dhe po përdorej nga 40-vjeçari, Armand Xhaferraj.

Janë marrë në pyetje pronarët dhe roja i parkingut për të gjetur detaje për identifikimin e autorëve. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se janë përdorur 100 gramë lëndë eksplozive.

Nuk shpërthimi janë dëmtuar edhe fasadat e dy bizneseve ngjitur, një parkueri dhe një biznes me pjesë këmbimi për automjete. Grupi hetimor, pritet të marrë në pyetje 40-vjeçarin, Armand Xhaferraj për të zbuluar nëse ka pasur ndonjë konflikt të mundshëm të mëparshëm.

Shpërthimi me lëndë plasëse ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Tiranë. Lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të lokalit në rrugën “Sali Butka”.

Lexo këtu: Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë