Kuriozitete

Magjia e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, Zonja e Parë zbulon dekorimin: “Festat janë koha për një pauz nga jeta jonë e ngarkuar”

Magjia e festave këtë periudhë është duke u ndjerë kudo në botë, por na besoni se nëse do të gjendenit brenda Shtëpisë së Bardhë në SHBA do të mbesnit pa fjalë.

Zonja e Parë Jill Biden ka vendosur të zbulojë dekorimin, ku të paktën janë vendosur 98 pemë Krishtlindjesh, 34 mijë zbukurime, si dhe më shumë se 142 mijë drita që kanë mbushur korridoret e Shtëpisë së Bardhë. Përmes kësaj magjie Zonja e Parë shpreson se do të frymëzojë vizitorët të përjetojnë “mrekullinë dhe gëzimin” e Krishtlindjeve.

“Nuk e di për ju, por më duket befasuese. Festimet janë një kohë për reflektim dhe një pauzë nga jeta jonë e ngarkuar, një kohë për të qenë bashkë me familjen dhe miqtë tanë”, tha Zonja e Parë duke duartrokitur dhe brohoritur gjatë një eventi.

Sipas medieve të huaja, një nga pemët e para të Krishtlindjeve që vizitorët do të shohin në Shtëpinë e Bardhë është e zbukuruar nga ari, në të janë të gdhendura emrat e anëtarëve të rënë të forcave të armatosura amerikane. Ndërsa pema zyrtare e Krishtlindjes ishte një bredh 18.5 metra i gjatë, që u vendos në dhomën blu dhe u dekorua në mënyrë unike.
Biblioteka është zbukuruar me hënëza të arta dhe yje vezullues të varur nga tavani, ndërsa China Room është shndërruar në një dyqan ëmbëlsirash.