Lajme

Vrapoi 28 orë nga Prishtina në Tiranë, atleti: Babai ma kishte lënë amanet

Erzen Zyberaj është atleti shqiptar, i cili vrapoi 28 orë nga Prishtinë për në Tiranë. Zyberaj vendosi të përshkonte më shumë se 260 km për të mbërritur në kryeqytetin shqiptar në Ditën e Pavarësisë.

Në njënintervistë për “ Euronews Albania” theksoi se dëshiron të garojë për Shqipërisë dhe se në Kosovë ndihet i pavlerësuar. Gjithashtu nënvizoi se ishte babai i tij që ia la amanet dhe vendosi të vraponte për të çuar në vend anametin e të atit.

“Kam vrapu për të gjithë ata shpirtra të njerëzve që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për Shqipërinë. Unë kam vrapu për shpirtin e tij. Rruga më shkoi 28-orë. Ka pasur komente të ndryshme e pozitive. Babi im dhe ne jemi gjithmonë jemi rrit me frymën patriotike. Kemi shikuar gjithmonë filma shqip. Tre orë e kam dëgjuar kolonën zanore të udhës së shkronjave. Ëndrra për të qenë një do të jetë deri në frymën e fundit. Ai njeri që e ndjen veten shqiptar, duhet ta ketë të ngulitur.
Unë mendoj të përfaqësoj shtetin shqiptar në këto gara. Shteti nuk ka pasur levërdi me më mbështet. Domethënë i është dukur absurde. Unë ndjehem krenar të përfaqësoj Kosovën, por ama ndihem i pavlerësuar. S’kam përkrahje nga askush. Shpresoj që në të ardhmen të ndryshojnë gjërat, jo vetëm për mua po për të gjithë”, tha ai.