Një qendër për të moshuar në Fier është përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të mërkure.
Burime për mediat bëjnë me dije se ka disa persona të asfiksuar, si pasojë e tymit.
Personat e asfiksuar po transportohen drejt spitalit. Nuk dihen ende rrethanat e zjarrit.