Lajme

“Dhurata më e bukur për Pavarësinë”, Drake vesh shqiponjën dykrenare

Një suprizë për të gjithë shqiptarët në festat e Nëntorit ka ardhur nga vetë ylli botëror, Drake. Ai sapo ka publikuar videoklipin e këngës së tij më të re dhe e veçanta ishte se reperi në të gjithë klipin u shfaq i veshur me një xhaketë të kuqe, të qëndisur mbrapa me shqiponjën e zezë dykrenare.

Reperi kanadez me famë ndërkombëtare ka zgjedhur që të vishet me ngjyrat kuqezi në videoklipin e këngës  “Polar Oposites”.

E sigurisht kjo këngë ka arritur të marrë vëmendjen e mijëra fansave të Drake në të gjithë botën, e sigurisht dhe të shqiptarëve. Këta të fundit kanë lënë komentet epike si: “Krenarë që jemi shqiptarë”, “Dhurata më e bukur për Ditën e Pavarësisë” dhe “Respekt nga Shqipëria”.