Dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën rëndë mëngjesin e sotëm, si pasojë e një sulmi me armë zjarri në stacion autobusësh në Jeruzalem.
Polica njoftoi se “dy terroristët, të cilët mbërritën në vendngjarje me një automjet të armatosur me armë zjarri hapën zjarr ndaj civilëve në stacionin e autobuisëve”. Pas sulmit të përgjakshëm dy terroristët u arrestuan nga policia.
Mediat e huaja kanë publikuar videon nga sulmi në Jeruzalem
BREAKING:
Terrorist attack in Jerusalem.
2 Israelis waiting at a bus stop killed by 2 shooters.
5 in critical condition.
The terrorists were quickly killed by 2 armed off duty Israeli soldiers and one armed civilian driving past. pic.twitter.com/UCKNvZBQRQ
— Visegrád 24 (@visegrad24) November 30, 2023
Ambasadori i SHBA-ve në Izrael, Jack Lew dënoi sulmin nëprmjet një postimi në platformën “X”.
Sulmin e dënoi edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Izrael, Dimiter Tzantchev. Ai ka shkruar në rrjete sociale: “Dënoj sulmin terrorist me të shtëna në Jeruzalem këtë mëngjes, i cili vrau dy dhe plagosi shumë izraelitë të tjerë. Ngushëllime të afërmve të viktimave. BE dënon të gjitha format e terrorizmit dhe qëndron përkrah Izraelit në këtë kohë të vështirë”.