Frances Sternhagen , aktorja më e njohur për rolet e saj në “Cheers” dhe ” Sex and the City “, ka vdekur në moshën 93-vjeçare.
Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije vetë familjarët e aktores në një deklaratë për PEOPLE. Ata kanë lajmëruar se Sternhagen u nda nga jeta për shkaqe natyrore në New Rochelle, Nju Jork, më 27 nëntor.
“Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se nëna jonë e dashur, aktorja Frances Sternhagen, ndërroi jetë paqësisht për shkaqe natyrore në Neë Rochelle, Nju Jork më 27 Nëntor 2023. Ajo ka lënë pas 6 fëmijët e saj, 9 nipër e mbesa dhe 2 stërnipër. Një festë e karrierës dhe jetës së saj të jashtëzakonshme është planifikuar për në mes të janarit, afër ditëlindjes së saj të 94-të. Ne vazhdojmë të frymëzohemi nga dashuria dhe jeta e saj”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.
Rolet e saj të njohura televizive, teatrale dhe filmike
Në televizion, Sternhagen luajti si gjyshja e Dr. Carter (Noah Wyle) në “ER” dhe si nëna e Cliff (John Ratzenberger) në “Cheers”, role që i sollën dy nominimet për Emmy. Ajo gjithashtu luajti Bunny McDougal, nënën e keqe të Trey (Kyle McLachlan) dhe vjehrrën e Charlotte (Kristin Davis), në Sex and the City, për të cilën ajo mori një nominim të tretë Emmy. Ajo luajti gjithashtu rolin e nënës së Brenda Lee Johnson (Keira Sedgwick) në ‘The Closer’.
Për sa i përket punës së saj në Broadway, Sternhagen mori dy çmime Tony për interpretimet e saj në “Doktor i mirë” i Neil Simon (1974) dhe “Trashëgimtarja e Augustus Gage” (1995). Ndërsa, ka marrë nominime edhe për produksionin “Sign in Sidney Brustein’s Window” (1972), “Equus” (1975), “Angel” (1978), “On Golden Pond” (1979) dhe “Morning’s at Seven” ( 2002). Në 2005, ajo u kthye në Broadway në Steel Magnolias si Claire si dhe në Seascape të Edward Albee.
Së fundi, në kinema ka marrë pjesë në: Outland, Misery, Julie and Julia, Starting Over, Independence Day, Doc Hollywood dhe And So It Goes.
NewsBomb