Lajme

Ekzekutohet shqiptari nga Berati në mes të Athinës, në kërkim për trafik droge

Thimi Droboniku (alias Prifti), është ekzekutuar me dy plumba në Athinë, teksa qëndronte në sheshpushimin e pallatit. Banorët në lagjen “Paleo Faliro” ka telefonuar policinë duke njoftuar për sulmin dhe kur efektivët kanë arritur në vendngjarje, shqiptari ishte ende gjallë.

56 vjeçari nga Berati, sipas mediave greke, rezulton se ishte në kërkim për përfshirje në grupe kriminale që kishin lidhje me trafikun e drogës dhe kontrabandimin e cigareve.

Pamje nga vendi ku ndodhu vrasja e shqiptarit, ne Athine
Pamje nga vendi ku ndodhu vrasja e shqiptarit, ne Athine

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 21.00 të mbrëmjes së sotme pavarësisht se është dërguar në spital me shenja jete, Thimi Droboniku (alias Prifti) nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marrë dhe ka ndërruar jetë në duart e mjekëve.

Nga ekzaminimi paraprak në spitalin Evangelismos të kryeqytetit grek Athinë, shqiptari me origjinë nga Berati kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në pjesën e gjoksit.

Hetuesit kanë gjetur ne vendin e ngjarjes dy gëzhoja pistolete 9 mm dhe kanë nisur një kërkim të gjerë për autorët.

Pamje nga vendi ku ndodhu vrasja e shqiptarit, ne Athine
Pamje nga vendi ku ndodhu vrasja e shqiptarit, ne Athine

Hetimet paraprake për ngjarjen janë ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë së Atikës dhe Prokuroria e Krimeve Kundër Jetës. Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë dy persona që janë larguar me motor, menjëherë pas vrasjes së shqiptarit në rrugën “Atlantos 44”.