Lajme

Shkelja e armëpushimit nga Hamasi, Netanyahu i vendosur për të arritur tre qëllimet

Kryeministri irzaelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Hamasi nuk ka pranuar të lirojë pengje të tjera, gjë që ka shkelur kushtet e armëpushimit.

Përmes një reagimi zyrtar Netanyahu tha se Hamasi nuk i liroi të gjitha pengjet ashtu si dhe ishte rënë dakort dhe sulmuan Izraelin me raketa në mëngjes.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Izraeli mbetet i përkushtuar për arritjen e objektivave të tij, të lirojë pengjet, të eleminojë Hamasain dhe të sigurojë që Gaza nuk do të përbëjë kërcënim për banorët e Izraelit.

Ashtu si dhe raportuam në herët mëngjesin e kësaj të premte ushtria izraelite njoftoi përfundimin e armëpushimit me Hamasin, duke e fajësuar atë për shkeljen e kushteve të marrëveshjes.

Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri izraelit zhvilloi një takim në Tel Aviv me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.  Kryeministri ritheksoi zyrtarit amerikan se izraeli dhe vetë ai janë betuar që të eleminojnë Hamasin.

Hamasi po tenton të vrasë kudo. Ne jemi betuar, jam betuar, të eliminojmë Hamasin. Asgjë nuk do të na ndalojë deri sa t’ i heqim qafe”, tha ai.