Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë tregues i pashmangshëm i plakjes, por që mund të reduktohet nëse tregon kujdes edhe me produktet e shtëpisë.
Siҫ dihet, thinjat dalin për shkak të humbjes së melaninës, e cila shkaktohet nga deficiti në prodhimin e melanociteve. Me daljen e thinjave, një tjetër problem shqetësues është mbulimi i tyre.
Para se t’i drejtohesh parukerisë, sidomos nëse je në fazën e parë të daljes së thinjave, mos shko te përdorimi i kimikateve, por ndiq disa hapa praktikë për të reduktuar thinjat në kushte shtëpie.
Maska që fsheh thinjat
Përbërësit:
– 1/2 filxhan kafe
– 1 filxhan kos natyral
– 1 lugë gjelle uthull molle
Përzieji të gjithë përbërësit derisa të kesh përftuar një masë homogjene. Pasi t’i kesh larë flokët me shampon, aplikoje masën në të gjithë gjatësinë e flokut dhe lëre të veprojë për jo më pak se 90 minuta.
Mbuloji flokët me një qese dushi. Pas kësaj kohe, shpëlaji mirë.
Nëse do ta përdorësh dy herë në javë për të paktën 6 muaj me radhë, rezultati do të jetë fantastik.
Thinjat do të jenë mbuluar si me bojë.
Pas 6 muajve të parë, mund ta përdorësh maskën një herë në javë. Efekti në thinja do të jetë i njëjtë.