Lajme

Përplasi 12-vjeçarin me makinë dhe u arratis, autori dorëzohet në policin e Beratit

Ditën e sotme një shtetas ka përplasur me automjet një 12-vjeçari në vendin e quajtur ‘’Ura e Beshirit’’ dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se është larguar nga vendngjarja pa i dhënë asnjë ndihmë të miturës.

Ky shtetas pas 3 orësh është vetëdorëzuar në Policinë e Beratit aty ku edhe banon.

Raportohet se shërbimet e policisë së Tiranës kanë shkuar në Berat për të shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi fëmijën.

Nga ana tjetër 12-vjeçari i përplasur ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.