Lajme

PAMJET: Shkrumbohet Mercedesi 50,000 euro i Kozak Braçit, Policia në vendngjarje

Makina Mercedes Benz GLE e influencerit të njohur në rrjetet sociale, Kozak Braçi, është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, datë 2 Dhjetor 2023. Është vetë i riu që ndan pamjet, teksa në vendngjarje duke dhe prezenca e efektivëve të Policisë së Tiranës.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale pasi mjeti është djegur totalisht, shkruan newsbomb.al.

“Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Kozak Braçit i djegin makinen
Kozak Braçit i djegin makinen, poshte shtepise ne Tirane

Vetë Kozak Braçi ka paralajmëruar se nëse shteti nuk e gjen dhe këtë herë se cilët janë personat që qëndrojnë pas djegies së mjetit të tij, atëherë ai do të veprojë në rrugë private. Mjeti në pronësi të influencerit vlen mesatarisht në treg 50,000 euro, por dhe më shumë në varësi të opsioneve.

I riu është i njohur në rrjetet sociale për videot e tij humoristike, “intervistat” me personazhe të tjerë të rrjetetve sociale por dhe armiqësinë me një nga ish-shokët e tij, influencerin tjetër nga Lushnja Kleviol Ahmeti, njohur me nofkën Cllevio Serbiano.

Momenti kur mjeti ka sshperthyer ne flake, ora 04.00 e mengjesit te sotem
Momenti kur mjeti ka sshperthyer ne flake, ora 04.00 e mengjesit te sotem

Mjeti tip Mercedes Benz GLE ka qenë i parkuar në rrugën përballë shtëpisë së Kozak Braçit, në zonën e Alliasit në Tiranë. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ai përfshihet në ngjarje të tilla, shkruan neësbomb.al.

Më parë, në pallatin ku ai banon bashkë me familjen janë hedhur kapsolla detonatore. Rreth dy vite më parë, influenceri i rrjeteve sociale është marrë peng nga disa persona, pasi ishte konfliktuar po në internet me një shqiptar që ndodhet në burgun grek, Fabio Dushku.

Mjeti i shkrumbuar i Kozak Braçit - 2 Dhjetor 2023
Mjeti i shkrumbuar i Kozak Braçit – 2 Dhjetor 2023