ShowBizzz

Kozakut i djegin makinën afër shtëpisë: Po s’e gjeti Policia autorin, e gjej vetë

Policia njoftoi sot se një makinë është shkrumbuar gjatë natës në Allias. Makina rezulton se është në pronësi të Kozak Bracit, një nga personazhet e njohur në “Tik Tokut”.

Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, teksa autorët e krimit mbeten ende të paidentifikuar dhe po ekspertohen kamerat e sigurisë në zonë.

Ka qenë vetë Kozaku ai që njoftoi për ngjarjen, me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka rrëfyer dhe treguar pamjet.

Në pamjet e publikuara Kozaku ka deklaruar se nëse shteti nuk e gjen autorin, do e gjejë vetë. 

Policia bëri me dije se ka nisur hetimet, që janë ende aktive, kurse shkak dyshohen konfliktet e mundshme, kryesisht verbale në rrjetet sociale, që Kozaku mund të ketë pasur dhe po kryhen verifikimet e nevojshme. Kjo nuk është hera e parë, që persona të paidentifikuar sulmojnë tik-tokerin.

Kozakut i djegin makinën afër shtëpisë: Po s’e gjeti