Lajme

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Depërtimi i masave ajrore të lagështa do të bëjë që sot (3 dhjetor 2023)  të kemi paqëndueshmëri, mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që nisin që në orët e para të ditës.

Më pas reshjet lokalizohen në veri dhe në juglindje të vendit me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale.

Temperaturat pësojnë rënie dhe era do të ulë intensitetin, 1-7m/s në brendësi të territorit dhe 10-14m/s në bregdet me drejtim jugperëndim-veriperëndim. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4ballë.

Harta me temperaturat © Credits: Sherbimi Meteorologjik Ushtarak
Harta me temperaturat © Credits: Sherbimi Meteorologjik Ushtarak