LifeStyle

Kjo është shenja më e rrallë e horoskopit, pak njerëz të lindur gjatë kësaj periudhe

A e keni vënë re ndonjëherë se sa qëllimmirë janë Gaforret, Virgjëreshat perfeksioniste dhe Binjakët argëtues rreth jush? Ndoshta hera e fundit që keni pasur një diskutim në grup për shenjat e zodiakut, shumica e njerëzve ishin Luanët? Kjo për shkak se nuk ka një shpërndarje të barabartë të shenjave gjatë gjithë vitit. Në fakt, ekziston një shenjë që është më e rrallë se të tjerat. Cila është ajo?

Bricjapi ambicioz dhe punëtor. Kjo është pjesërisht për shkak të faktit se ka shumë më pak foshnja të lindura gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Një sondazh nga Smithsonian Mag gjithashtu raporton se shumica e foshnjave lindin midis qershorit dhe nëntorit, duke lënë muajt më të ftohtë për më shumë pushim, ushqim dhe përqafim sesa për seks.

Kjo shenjë e do traditën dhe rregullat, është shumë e bazuar, punëtore dhe e ndershme. Ai është një shok i mirë, por pak i vështirë në marrëdhënie. Ai dëshiron të dijë se është i vlerësuar, ndaj mos harroni t’i tregoni atij dashurinë dhe admirimin tuaj.

Por cila është shenja më e zakonshme?

Sipas një studimi të publikuar në revistën Time, ditëlindjet më të zakonshme për njerëzit janë nga data 9 deri në 20 shtator. Kjo është periudha kryesore e Virgjëreshës, ndaj kjo është edhe shenja më e zakonshme. Virgjëresha është e rregullt, e do shumë orarin dhe bëhet veçanërisht kritike ndaj atyre që nuk i zbatojnë “urdhrat” e saj. Sigurisht, ajo është shumë e mirë edhe në komunikim, një karakteristikë që e bën atë një pjesë thelbësore të çdo ekipi.