Nëse keni vënë re se jeni të pangopur me gjumë edhe pasi flini për 8-9 orë, atëherë mund të jeni duke përjetuar disa çrregullime. Nëse vini re se ju zë gjumi në vende dhe orare të çfarëdoshme, kjo është një tjetër shenjë që tregon çrregullim me gjumin. Më poshtë janë disa nga arsyet pse ndodh kjo.
Ju mund të vuani nga hipersomnia, gjë që është e kundërta e insomnia. Hipersomnia ndodh kur orët e gjumit shtohen gjatë natës ose ditës. Nëse vuani nga kjo gjë, me shumë mundësi mund të ndiheni të lodhur gjatë ditës. Pra, gjumi i tepërt nuk do të thotë gjithmonë çlodhje.
Ju mund të keni simptoma depresioni. Depresioni shfaqet me simptoma të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Nëse dikush përjeton insomnia për shkak të depresionit, dikush tjetër mund të përjetojë hypersomnia.
Mbase ka të bëjë me zemrën. Nëse po flini me orë të zgjatura, një shkaktar mund të jetë zemra sepse shpeshherë sëmundjet e zemrës kanë të tilla efekte te njerëzit.
I keni kontrolluar tiroidet? Janë dy lloje tiroidesh që ndikojnë tek gjumi. Njëra prej tyre shkakton insomnian ndërsa tjetra hipersomnian. Hipertiroidizmi lidhet me gjumin 10-orësh ose më shumë.
Ndonjëherë nuk ka ndonjë arsye kaq shkencore dhe këto probleme mund të lidhen me ndryshimin e stinëve dhe si ky ndryshim ju bën të ndiheni.
Gjumi juaj mund të ndikohet edhe nga rrugët e frymëmarrjes. Nëse ka ndonjë bllokim në rrugët e frymëmarrjes gjatë natës, gjumi ndërpritet. Bllokime të tilla janë të shpeshta dhe shtyjnë orarin e gjumit.