Lajme

Fitonte tendera publikë, biznesmeni shqiptar arrestohet në Greqi

Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen se kanë vjedhur makineri të rënda në zona të ndryshme të Greqisë, të cilat i kalonin ilegalisht në Shqipëri për t’i shitur.

Në kërkim nga autoritetet greke janë shpallur edhe dy gra, që dyshohet të jenë gjithashtu shqiptare. Ato bashkëpunonin me dy të arrestuarit në vjedhjen e makinerive të rënda dhe transportin e tyre drejtë Shqipërisë.

Mediat greke raportojnë se njëri nga dy të arrestuarit është një biznesmen 45-vjeçar, i cili sipas hetimeve zotëron një kompani në Shqipëri me anë të së cilës ndërmess tendera publikë.

Sakaq mediat greke nuk kanë bërë publik emrin biznesmenit shqiptar, por shkruajnë se personi në fjalë kishte një jetë mes parasë dhe luksit në Shqipëri. Një jetë që e siguronte përmes vjedhjeve dhe tenderave publikë.

Pre e vjedhjeve të grupit shqiptar ka rënë edhe kryetari i bashkisë së Lamias, Panourgias Papajoanu.

Kryetari i bashkisë së Lamias, Panourgias Papajoanu
Kryetari i bashkisë së Lamias, Panourgias Papajoanu

Këtij te fundit, grupi kriminal i përbërë nga dy burra dhe dy gra shqiptare, i kanë vjedhur 2 ekskavatorë me vlerë 245 mijë euro, ngjarje e ndodhur të martën e shkuar ne Fthiotidha. Njëri nga ekskavatorët është gjetur, por tjetri ende jo.

Policia greke beson se ndodhet brenda territorit grek, pasi grupi kriminal nuk besohet se ka pasur kohë të mjaftueshme për ta trafikuar në Shqipëri.

Policia greke bën me dije se veprimtaria kriminale e grupit shqiptar daton që prej shtatoriut të kaluar.

Grupi shqiptar i vidhte makineritë e rënda nga kantieret e ndërtimit, më pas i transportonte me kamionë me rimorkio për t;i fshheur në Greqi për t’i trafikuar më vonë drejt Shqipërisë, me qëllim shitjen e tyre.

Në kuadër të hetimeve, në të cilat kanë marrë pjesë nëndrejtoria e Sigurimit të Agrinio dhe Drejtoria e Policisë Stylidë, grupit kriminal i janë sekuestruar:

• traktor si dhe dy rimorkiot, të përdorura në secilin prej rasteve të vjedhjes në Janinë dhe Ftiotidë,
• dy makina, të cilat janë përdorur si pararojë në vjedhjet e mësipërme,
• 4 celularë,
• Gjurmues GPS dhe kamera
• veshje pune dhe doreza
• çelësa dhe vegla të ndryshme.

Dy të arrestuarit, me dosjen e ngritur ndaj tyre, pritet që brenda ditës të dalin para Gjykatës në Janinë.