Hotel “Paradise” u përfshi këtë pasdite nga flakët në Vranisht të Devollit duke u djegur plotësisht kati i fundit dhe çatia e objektit.
Sapo ka rënë zjarri të gjithë vizitorët dhe punonjësit e hotelit janë larguar menjëherë jashtë.
Për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit në vendngajrje kanë shkuar dy zjarrfikëse nga Korça dhe një nga Devolli
Policia ka njoftuar se zjarri ishte aksidental dhe shkak dyshohet oxhaku në katin e tretë të hotelit ose nga një shkëndijë elektrike.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 14:00, në afërsi të fshatit Vranisht, Devoll, ka rënë zjarr në katin e tretë të një hoteli. Lëndime në njerëz nuk ka, vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, deklaroi policia e Korçës.