Lajme

Dropull, soba me dru shkakton zjarr në banesë

Në orët e para të mëngjesit një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Derviçan në Dropull. Shkak dyhsohet të ketë qenë një shkëndijë nga soba me dru që e përdornin për tu ngrohur.

Fatmirësisht nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lenduar.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Derviçan, dyshohet se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. K., 55 vjeç. Nga flakët është dëmtuar lehtë shtetasi Dh. K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit.