Lajme

Balla: Nga policia e Lezhës pres më shumë, të zbardhë ngjarjet kriminale

Ministri i Brendshëm Balla ka kërkuar nga strukturat hetimore të Lezhës zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura. Një nga këto është dhe vrasja e Entjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt i cili dhe ai u vra për gjakëmarrje më19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin.

“Pres më shumë nga strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe të institucioneve të tjera ligjzbatuese, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale”, – shkruan ministri Balla.

Ai gjithashtu ka bërë bilancin e të arrestuarve për lëndë narkotike kokainë dhe kanabis dhe armëmbajtje pa leje në Kukës, Shkodër dhe Tiranë. 12 të arrestuar për këto vepra penale.