Lajme

“I kërkoj falje familjarëve dhe kombit”, babai i Naimit: S’do e bënte kurrë për para

Me zërin që i dridhej dhe me lot në sy, babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, djali i të cilit porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj i ka kërkuar falje familjarëve të 30-vjeçares dhe të gjithë Kombit.

“Sot edhe 100 vjet, përderisa është i akuzuar djali, jam me familjen Ademaj, Liridonin, e kam pjesë të familjes sa të jem gjallë. I shpreh ngushëllime gjithë kombit shqiptarë”, tha i ati i Naim Murselit.

Ai ka folur edhe për marrëdhënien që çifti ka patur duke u shprehur se mes tyre ka patur një dashuri të madhe.

“Familja ime ka pasur dashuri të madh mes këtyre dy personave. Tani jam jam i shokuar. Këtë mund ta pohojë dhe familja Ademaj. Janë njohur me dashur me njëri-tjetrin”, tha ai, duke hedhur poshtë aludimet se vrasja e Liridonës është porositur për të përfituar sigurimin e jetës në Suedi. Murseli tha se i biri nuk do e bëntë kurrë këtë akt për shuma monetare.

“Absolut nuk i besoj këtij verisoni. Sepse kam dëgjuar deklariem të ndyrshme, sigurimi më i madh është dikur 300 mijë euro. Por Naimit jo për 300 po edhe 30 milionë euro ti jepnin nuk do ja bënte kurë këtë gjë Liridonës”, tha Shaban Murseli, duke theksuar se frika e tij më e madhe është që jeta e djalit të tij të ketë qenë e rrezikuar, prandaj dhe ka kryer këtë veprim të tmerrshëm.

“Kam një frikë të madhe mos ka qenë jeta e tij e rrezikuarm, të ketë qenë i kërcënuar se përndryshe nuk ka ndonjë gjë tjetër. Kjo ka lidhje e me biznes edhe me politikë”, u shpreh ai ndër të tjera.

INTERVISTA për News 24

Pas varrimit të Liridonës, djali juaj u arrestua nga policia

Shaban Murseli: Po e vërtetë

Si e mësuat lajmin?

Shaban Murseli: Është interesante dhe ju kërkoj falje atyre që e panë intervistën e parë që e bëra të varrezat. Edhe pas varrimit jam kthyer në shtëpi dhe ende nuk kisha asnjë indikacion që do të arrestohej apo është i dyshuar djali. Ai ishte arrestuar dhe askush nuk më tha se ishte arrestuar, për të mos shqetësuar.

Vrasja e Liridonës ka prekur gjithë shqiptarët…

Shaban Murseli: Jo vetëm shqiptarët, por edhe anë e mbanë. Edhe Suedinë, të gjithë njerëzit. Edhe pse nuk janë shqiptarë, i ka prekur thellë.

Më çfarë është marrë Liridona në Suedi??

Shaban Murseli: Naim Murseli: Kur ka ardhur je i detyruar të bësh disa shkollime, duke filluar së pari me gjuhën dhe profesionin. Pastaj Liridona u punësua në një kompani që kujdesej për të moshurarit. Liridona kishte një dëshirë të hapte kompani të vetën dhe e ka hapur një kompani të suksesshëm të pastrimit.

Me çfarë të ardhurash e hapi kompaninë?

Shaban Murseli: Ka investuar Naimi. Liridona punonte edhe në restorant. Naimi në vitin 2019 kishte shpërngulur në Gjermani për një kohë. Atje ka shkuar dhe Liridona, ku ndenji një muaj.