ShowBizzz

“Mos u ndiko nga fjalët e të tjerëve” – Alba qan teksa bën një bisedë me Azemin

Alba Vukaj dhe Azem Gagica janë të dy në nominim së bashku me pesë banorë të tjerë.

Ata kanë diskutuar së fundmi me njëri-tjetrin për lojën e tyre në këtë spektakël.

Azemi thotë se nuk pranon të ndryshojë karakterin e tij për lojë, vetëm për të qëndruar më shumë brenda.

Bukuroshja nga Shkodra po ashtu shprehet e shqetësuar për shkak të fjalëve të banorëve.

Konkurrenti nga ana tjetër i kërkoi që të mos ndikohet shumë nga fjalët e të tjerëve.

I njëjti ka shprehur në fillim edhe një pëlqim për Albën, por që kjo e fundit nuk kishte të njëjtat ndjenja.

Sidoqoftë, ata po vazhdojnë të ruajnë miqësi e të flasin bashkë për shumë gjëra.