Platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify, ka publikuar këto ditë statistikat vjetore të dëgjimeve dhe transmetimeve të muzikës.
Në mesin e artistëve më të dëgjuar të vitit, sigurisht që janë edhe shqiptaret e famshme: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
Kjo e fundit ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, shifrat e jashtëzakonshme të dëgjimeve që ka arritur gjatë vitit.
Këngët e saj janë dëgjuar mbi 1.7 miliard herë brenda vitit, nga 161 milionë dëgjues, me plot 78 milionë orë të harxhuara në këngët e saj nga fansat prej 184 vendeve të botës.
Shumica e këtyre dëgjimeve vijnë nga albumi i saj i tretë në karrierë, i vetëtitulluar “Bebe” të cilin ajo e publikoi gjatë vitit 2023 – pjesë e të cilit është edhe mega hitit “I’m Good (Blue)”.
E lumtur për këtë sukses, 34-vjeçarja i falënderoi fansat e saj për përkrahjen e vazhdueshme, nën premtimin se do të jetë shumë aktive edhe në vitin 2023.