ShowBizzz

Vesi që ia zbuloi ish e dashura, Getinjo tregon se ka hequr përfundimisht dorë nga bixhozi (VIDEO)

Pak muaj më parë, mediat rozë u pushtuan me lajmin se Getinjo ishte i varur nga bixhozi. Ishte Vivien, ish e dashura e reperit, ajo që rrefeu në një intervistë në “Mos i bjer me top”, ku zbuloi se arsyeja e ndarjes së saj nga partneri ishte varësia e tij nga bixhozi.

“Unë jam ndarë me Getinjon, jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose nëj tradhtie. Një arsye që ka kohë që ishte pjesë e jona, është një gabim ose fiksimi i tij me nëj gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë këto lojërat e fatit edhe që shkatërron cdo familje, cdo lidhje dhe cdo marrëdhënie që njeri mund të ketë me tjetrin. Mua më vjen shumë keq”, tregoi mes lotësh Vivien.

Në atë kohë, Vivien tregoi gjithashtu ajo dhe familja e tij kanë bërë të pamundurën për ta ndihmuar që ai të heqë dorë nga ky ves, duke shtuar se edhe vet ai është i vetëdijshëm për këtë gabim.

Por në një intervistë të dhënë së fundmi, Getinjo ka treguar se ka hequr dorë nga kumari, pasi sipas tij ia ka nxjerrë fundin

“Nuk mund të më flasë njeri për kazinotë se kam luajtur shumë por nuk luaj më. Nuk luaj më sepse jam kam nxjerr fundin”, shprehet Getinjo.

Ai gjithashtu në një virtuale në rrjetin social “TikTok” është shprehur se është më mirë të kaloj kohë në rrjetet sociale sesa të shkoj të merrem me bixhoz.