Enisa ka vendosur që të largohet nga “Përputhen”. Shkak janë bërë komentet negative dhe ajo nuk dëshiron që prej këtyre komenteve të mërziten familjarët e saj.
“Për hir të lumturisë së familjes sime, unë kërkova largimin nga programi. Ata më njohin shumë mirë dhe e dinë çfarë vajze kanë rritur. Kanë hallet e tyre dhe nuk dua t’u shtoj halle të tjera prej komenteve të njerëzve. Familja është mbi gjithçka. Gjithashtu një arsye tjetër për t’u larguar është dhe zhgënjimi që kam marrë nga Herisoni”, u shpreh Enisa.