ShowBizzz

“Doktori nuk t’i ka bërë mirë të pasmet” – Linda Halimi e ashpër ndaj Edona Jamesit

Dy banoret e Big Brother VIP Kosova 2, Linda Halimi dhe Edona James, kanë debatuar sërish duke mos i lënë anash ofendimet.

Ato kanë hedhur thumba vazhdimisht teksa komentonin edhe fizikun e njëra-tjetrës.

“A e din sa e bukur je, pse e prish tenin e fytyrës me këtë inat, je shumë e bukur, nuk bën të mbash inat”, i ka thënë Linda-Edonës.

Ndërkohë, Edona ia ktheu duke i thënë:” Ti je një metër e një zhilet, të ka hije, nuk të jap unë ty vëmendje, shko rregullohu pak”.

Më pas teksa Edona po largohej nga debate me të, Linda iu drejtua duke i thënë se doktori nuk ia ka bërë mirë të pasmet, referuar ndërhyrjeve kirurgjike që ajo ka bërë.

“Të paktën mua Zoti më ka bërë kështu, ty atë doktor me mujt me ta ndërruar, se të pasmet nuk t’i ka bërë mirë pasi po flasim për pamjen e jashtme, ta kishe gjetur një më të mirë, unë me këtë shëmti që e kam jam rehat, edhe burri im është rahat me këtë pjesë, unë nuk i marr lakmi askujt”, tha Linda mes tjerash.

Ndryshe, kujtojmë që këtë javë të nominuar janë shtatë banorë: Blero, Azemi, Alba, Besi, Blerando, Ylli dhe Kaderi.