Lajme

“Krimineli me kollare”/ Berisha nuk i ndahet Ballës: Përfaqëson narkoshtetin

Ish-kryeministri, Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm Taulant Balla, duke e konisideruar si përfaësues të narkoshtetit në Komisionin e Sigurisë.

Në një komunikim të shkurtër me gazetarëtm në hyrje të Kyresisë së Kuvendit, ai nuk ka nguruar të flasë me emra, për lidhjet e supozuara me krimin e organizuar.

“U vendos të vazhdojë mosbindja civile me të gjithë varitetet e saj.

Nj pjesë e deputetëve janë tani në Komisionin e Sigurisë, ku njëri nga kriminelët më të rrezikshëm me kollare, të Shqipërisë deh rajonit, do referojë në emër të krimit dhe drogës dhe të lidhjeve të tij që ka.

Nuk ka përqeshje më të madhe për këtë komb se të vendoset në krye të sigurisë së vendit, një individ i akuzuar në sallat e gjyqit si njeri që ka porositur vrasje.

I cili ka shoqëruar narkotrafikantin, bosin Edmond Bego, 54 herë me ngarkesa droge nga Tirana jashtë vendit.

I cili ka shoqëruar Pëllumb Gjokën disa herë nga Tirana në Romë. Në fakt ka mbrojtur me pasaportën e tij diplomatike, transportin e drogës për klanet kriminale.

Përveç kësaj Balla është i njohur me lidhjet e tij me Bajrat, si një zar i tyre, ku në regjistrime ata shprehen se me të e kemi zgjidhur problemin e ligjit të lojërave të fatit.

Po ashtu me Rrajat, me bandën e Elbasanit, ku ky merret me tenderat që duhet të fitojë një nga banditët e Elbasanit.

Pra, sot ky përfaqëson narkoshtetin në Komisionin e Sigurisë.

Nuk ka fatkeqësi si kjo për vendin dhe ne e denoncojmë.”, tha ai.