Filmi shqiptar aq shumë i pëlqyer “Lulëkuqet mbi mure” i është nënshtruar restaurimit në 4K nga një studio prestigjioze ndërkombëtare. Lajmin është dhënë nga kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram.
Përkrah një video ku është shkëputur një pjesë e vogël nga filmi, ku shfaqet aktori i mirënjohur Timo Flloko duke interpretuar vargje e poezisë “Anës Lumenjve” të Fan Nolit, kryeministri ka ftuar ndjekësit që ta shohin në kinema filmin ikonë.
“Mirëmëngjesi! Dhe me ftesën për të ndjekur në kinema filmin ikonë ‘Lulëkuqet mbi mure’, që iu nënshtrua restaurimit në 4K në një studio prestigjioze ndërkombëtare, duke bërë që ky xhevahir i artit shqiptar të jetë i paprekshëm për të gjithë brezat, ju uroj një ditë të mbarë????”.
View this post on Instagram
Premiera e filmit do të mbahet pasditen e kësaj të mërkure në kinema “Milenium” , Tiranë.