Sipas disa mediave, Shakira është duke regjistruar një dokumentar për jetën e saj, ku ndër të tjera mund të tregojë të gjithë të vërtetën për ndarjen e saj nga Gerard Pique.
Prej disa kohësh, këngëtarja shoqërohet nga një kameraman i cili u pa gjatë ceremonisë së Grammy Latin në Sevilje, dhe po ashtu edhe në ditën kur mori pjesë në Gjykatën e Barcelonës dhe pranoi të paguante një gjobë në këmbim të uljes së dënimit.
Dokumentari për të cilin artistja kolumbiane thuhet se po punon do të fokusohej në eksperiencat e këngëtares gjatë viteve 2022 dhe 2023, dhe momentet e vështira që asaj i është dashur të përjetojë në lidhje me tradhtinë e pretenduar të ish-partnerit të saj dhe problemin e taksave.
View this post on Instagram
Në programin Mamarazzis, gazetaret Laura Fa dhe Lorena Vazquez, u shprehën se, “Sot nëse je një person i famshëm dhe nuk ke ‘reality show-n’ tënd të stilit dokumentar, nuk je askushi”. Por vetë Shakira nuk e ka konfirmuar zyrtarisht projektin.
“Është e qartë se Shakira po regjistron materiale për një projekt audiovizual, një dokumentar apo një ‘reality show’ të stilit dokumentar”, tha Lorena Vazquez. Sipas tyre, dokumentari pritet të jetë një dramë për shkak të gjithçkaje që i ka ndodhur Shakirës në dy vitet e fundit dhe se mund të quhet “Mashtrimi dhe unë”.
Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar, spekulohet se dokumentari mund të publikohet gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024.