Alba i ka treguar Santianës, Bucit dhe Besit se Blerando është distancuar nga ajo.
“Të fshijë si njeri”, tregoi Alba se i tha Blerando.
“Ma shpif si njeri me kë rri”, i ka tha Blerando-Albës.
Sipas saj, Blerando u distancua nga ajo për shkak të Azemit dhe Santianës.
Ndryshe, sot është komentuar shumë lidhur me situatën e fundit në “BBVK”, ku është thënë se transmetimi është ndërprerë për disa orë, për shkak se ndoshta ka pasur dhunë brenda shtëpisë.
Lidhur me këtë ka reaguar moderatori i këtij formati, Alaudin Hamiti.
Sipas tij, ndërprerja e transmetimit ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik në Artmotion. Aludimet për dhunë fizike i ka hedhur poshtë, teksa i ka cilësuar si të rreme.