ShowBizzz

Dua Lipa “çmend” rrjetin, publikon numrin e telefonit: Më shkruani!

Këngetarja shqiptare me famë botërore në një postim në platformën “X” dhe në instagram ka publikuar numrin e telefonit.

Dua ka postuar një numër telefoni duke shkruar “Më Shkruani” dhe një puthje.

Fansat e saj “u çmendën” ku shumë besuan se profili i saj ishte “hakuar”,

Por ky nuk ishte një postim i rremë, por një nismë dhe formë e re e artistëve e cila ka për qëllim ta sjellë më afër me adhuruesit e muzikës së saj.

Fansat e Duas mund t’i dërgojnë mesazh përmes WhatsApp për t’iu bashkuar komunitetit të Dua Lipës dhe për të mësuar më shumë për yllin e tyre të preferuar.

Kur dikush dërgon mesazhe në numrin që këngëtarja ka postuar, ata marrin një përgjigje të automatizuar duke i mirëpritur në komunitet.

Hej, mirë se erdhe në komunitetin Dua Lipa, ne jemi të ngazëllyer për atë që do të vijë”, – shkruhet në mesazhin e automatizuar.

Ndërsa qarkullojnë lajme se Dua Lipa së fundmi i ka dhënë fund lidhjes me regjisorin e njohur, Romain Gravas pas 8 muajsh lidhje.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, arsyeja është se këngëtarja dëshiron të fokusohet në muzikën e saj këtë herë përpara publikimit të albumit të saj të tretë.

Dua Lipa ka publikuar së fundmi këngën e saj të re me titull ‘Houdini’.

Ditët e fundit po përflitet se artistja me famë botërore ka nisur një romancë të re me këngëtarin dhe tekstshkruesin Omar Apollo. Dyshja është fotografuar duke u larguar bashkë nga after-party i Balenciaga. Në foto ata shfaqen tejet të qeshur, ndërsa shijojnë shoqërinë e njeri-tjetrit në makinë.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb