LifeStyle

Që të bësh se ks të paparë, mos u beso këtyre miteve!

Seksi është një univers i tërë kënaqësie ose zhgënjimi…varet se në ç’mite beson. Sot, që të të ndihmojmë të shijosh përvojat e tua seksuale, po të ndihmojmë të thyesh ca mite.

Miti 1: Ajo që po kërkon në website erotike është ajo që dëshiron në shtrat

E vërteta: Pornoja është fantazi. Pornoja është krijuar për argëtimin dhe kënaqësinë tënde, por nuk do të thotë se ti do të bëhet realitet domosdoshmërisht gjithçka që sheh aty. Për shembull, nëse pe njëherë një video me lesbike, kjo nuk të bën një grua homoseksuale. E njëjta gjë vlen edhe për burrat. Shijo kohën tënde vetëm dhe eksploro fantazitë e tua.

Miti 2: Seksi është i mirë vetëm nëse përfundon në një orgazmë

E vërteta: Një orgazmë është vetëm një bonus, jo qëllimi. Shumë njerëz ndihen nën presion për të përjetuar një orgazmë për t’i treguar partnerit se po shijojnë përvojën. Ky presion rrit ankthin, largon fokusin nga ndjenjat dhe shkakton mendime negative. Ndjenja e presionit për të pasur një orgazmë në fund zvogëlon kënaqësinë dhe gjasat për të pasur një orgazëm. Qëllimi i seksit është kënaqësia! Një orgazmë nuk do të thotë që seksi është i mirë. Por nëse e përjeton … shumë mirë për ty.

Miti 3: Të gjitha orgazmat ndihen njësoj dhe duhet të jenë një përvojë shpërthyese

E vërteta: Ka shumë lloje të ndryshme të orgazmave. Vetëm për të përmendur disa: klitoriale, vaginale, anale, erogjene, të kombinuara…lista vazhdon. Çdo orgazmë ndihet pak më ndryshe. Për shembull, një orgazmë klitorale ndihet më shumë si një ndjesi shpimi gjilpërash në sipërfaqen e lëkurës, ndërsa një orgazmë vaginale pulson muskujt e legenit rreth vaginës.

Miti 4: Një grua eksitohet nëse lubrifikohet natyrshëm

E vërteta: Një grua mund të eksitohet plotësisht, por të mos jetë “e lagur”. Ka shumë arsye pse gratë nuk lagen gjatë momenteve të seksit. Kjo mund të jetë për shkak të arsyeve mjekësore, kohës së ciklit të saj, zvogëlimit të estrogjenit etj. Nëse të ka ndodhur kjo, është e zakonshme. Nëse kjo po ndodh vazhdimisht dhe shkakton dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale ose sfidave në jetën tënde seksuale, konsultohu me gjinekologun. Për çdo rast, mbaj një lubrifikant në sirtar.

Miti 5: Sa më i madh penisi, aq më i mirë është seksi

E vërteta: Totalisht mit! Nuk ka të bëjë me madhësinë e penisit; ka të bëjë me mënyrën se si e përdor atë. Ekziston një prirje shoqërore që “më e madhe është më mirë”, por nuk është domosdoshmërisht kështu.
 
Ajo që ka rëndësi është se si e përdor penisin! Cilado qoftë madhësia e penisit, gjej pozicione që ti dhe partneri/ja të kënaqeni. Mos harro të stimulosh të gjitha zonat erogjene.

Seksi është një akt fizik dhe mendor. Sfido mitet që keni dëgjuar, vazhdo të edukosh veten në trupin dhe bëje bisedën e seksit një rutinë.