ShowBizzz

Daddy Yankee heq dorë nga muzika, do i përkushtohet fesë

Reperi, kompozitori dhe aktori Ramón Luis Ayala Rodríguez, i njohur si Daddy Yankee, ka zbuluar se do të tërhiqet nga karriera muzikore.

Ai pasi përfundoi trunin e tij në Porto Riko, këngëtari tha se do hiqte dorë nga muzika për tju përkushtuar fesë dhe Jezu Krishtit.

“Nuk kam turp t’i shpall gjithë botës se Jezusi jeton në mua dhe unë do të jetoj për të. Për shumë vite, jam përpjekur të mbush një vrimë në jetën time që askush nuk mund ta mbushte. U përpoqa të gjeja një qëllim, në shumë raste, më dukej sikur isha i lumtur, por diçka më mungonte që të ndihesha i plotë.

Për të gjithë njerëzit që më ndoqën, ndiqni Jezu Krishtin, i cili është udha, e vërteta dhe jeta. Ashtu si Jezusi, me mëshirën e tij, më lejoi të udhëtoj nëpër botë, në mëshirën tënde, Atë, shpresoj që të më lejosh të ungjillëzoj botën nga Porto Riko”, tha ai.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb