ShowBizzz

Përse ke pranuar të flije me Ganinë? Linda Halimi: Nuk e kam prekur, e as puthur

Linda Halimi është njëra nga banoret që ka bërë zhurmë të madhe që nga nisja e Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo së fundmi ka qenë duke bërë një bisedë me disa nga banorët, e cila kishte të bënte me një nga sfidat që nuk i pranoi.

Në bisedën me Santianën, ajo tha se nuk donte ta pranonte sfidën për shkak se është grua e martuar dhe se ka obligime.

Bukuroshja nga Gjakova ndërkohë kërkoi të dinte nga këngëtarja se përse në fillim pranoi që të flinte me Gani Gërminë.

“Përse ke pranuar me fjet me Ganinë”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga Maloku.

Artistja e njohur u përgjigj: “Nuk e kam prekur, nuk e kam puthur. E kam pranuar se ka qenë shtrati i madh, e kam pasur hapësirën time. E kam pranuar si sfidë për buxhet, e thjeshtë. Nuk ka pasur as prekje, as puthje, asgjë. Nuk e gjykoj nëse ti apo dikush tjetër e bën”.

Tutje, Linda theksoi se çdo gjë ka limite dhe se duhet t’i respektojë këto për hir të martesës.