ShowBizzz

Shqipja hap zemrën me banorin e ‘BBVK’: ‘Me ty jam e butë’

Së fundmi, në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Kosova’ janë bërë pjesë dy konkurrentët e rinj, Ardi dhe Mirdoni, ku me sa duket, hyrja e tyre ka patur një impakt të dukshëm, sidomos për Shqipen.

Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ është shoqëruar shumë me të dy djemtë e rinj dhe duket sikur po i shijon shumë këto ditë.

Në një bisedë që kjo e fundit kishte me Ardin dhe Bucin, ajo e ka vlerësuar impaktin pozitiv të hyrjes së tij.

Shqipja: “Më ka nxjerrë anën time të mirë. Me këta tjerët jam lojtare, ndërsa me ty jam e butë, por këtë e shikojnë dhe banorët e tjerë dhe nuk e dua këtë.”

Buci: “Ardi dhe Mirdoni kanë ardhur këtu më shumë për të bërë shoqëri, me Albën besoj do kalojnë mirë, për aq kohë sa nuk e ngacmojnë. Këta duan shumë shoqëri sepse karriera që kanë është e tillë dhe bëjnë marketing më të fortë për veten.”