Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë të ditur sot se vendin e presin shumë vështirësi sa i përket Kosovës, por se deri në ditën e fundit do t’i mbrojë interesat jetike të popullit të tij.
“Ju kërkoj të jeni të përgjegjshëm dhe të merrni një vendim duke e mbështetur listën tonë, do të përballemi me shumë vështirësi për Kosovën dhe Metohinë, dhe nuk dua t’ju them se gjithçka është shumë mirë.Ju e dini se nuk do të bëhet, unë nuk do t’ju gënjej”, tha Vuçiç në kuvendin zgjedhor të PPS-së në Krushevac.
Ai tha se deri në frymën e fundit do t’i mbrojë interesat jetike të popullit serb në Kosovë.
“Edhe para edhe pas Banjskës. Ne nuk do t’i braktisim kurrë”, tha Vuçiç.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo