Ndërsa sezoni i tretë BBV është çdo ditë e më afër, ditë pas ditë aludohen dhe zbulohen emra të rinj që do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në vend.
Ndër emrat e shumtë që kanë qarkulluar është edhe ai i Dea Vierit, pjesë e “E diell”.
Këtë emër duket sikur e konfirmoi edhe Eni Shehu, i cili tha në “Wake Up” që i di disa nga emrat e banorëve të BBV3, e më pas tha që i ka emra të dëgjuar nëpër korridoret e “Top-Channel”.
Kujtojmë se Dea Vieri nuk është i vetmi emër nga “E diell” që flitet se do të bëhet pjesë e BBV3, pasi e njëjta gjë thuhet edhe për moderatoren Erjola Doci.
lokimagazine