Lajme

“Me Edi Ramën jemi më të fortë”, Blendi Klosi: Opozita është shkërmoqur

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, mbajti fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet.

Teksa foli për progresin e Partisë Socialiste dhe arritjet ndër vite, Klosi theksoi se vetëm puna dhe vullneti kanë çuar PS-në përpara.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së tha gjithashtu se Partia Socialiste është shumë bërë shumë më e fortë nën drejtimin e kryeministrit, Edi Rama. Sipas tij kjo ka bërë që opozita të duket akoma dhe më e dobët. Klosi tha se “në koalcion apo jo, opozita është shkërmoqur”.

Blendi Klosi: Partia Socialiste është një parti e mirëorganizuar në çdo qelizë të saj që jeton me vibe-n e qytetit dhe zhvillimin e fshatit. Duke punuar shumë ia kemi dalë të jemi shumë të fortë dhe të fitojmë çdo betejë elektrorale nën drejtimin e Edi Ramës. Ata duken shumë të dobët se ne me Ramën jemi shumë të fortë. Në koalicion apo jo, të gjithë ata janë shkërmoqur. Ata duken shumë të dobët, se ne me Edi Ramën jemi shumë të fortë. Më lejoni që dhe në emrin tuaj, të deklaroj të hapur këtë Kongres. Ne do të pasqyrojmë se si ia kemi dalë për të mbajtur fjalën e dhënë. Do të flasim për ekonominë, drejtësinë, sigurinë, politikat europiane, dhe për PS, se si duhet ta rienergjizojmë dhe më shumë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo