LifeStyle

A mund të mbahet kondicioneri ndezur gjatë natës? Ja çfarë thotë eksperti

Ekperti i energjitikës Azmir Duleviç ishte i ftuar këtë të premte në “Good Morning Albanians”, ku foli në lidhje me problematikat që mund të lindin në lidhje me përdorimin e tepëruar të kondicionerit gjatë ditëve të ftohta.

Eksperti shpjegoi se problemi qëndron te tharja e ajrit, e cila ndikon më tepër në moshat e reja dhe personat që kanë probleme shëndetësore.

Ai sugjeroi që kondicioneri të mos mbahet i ndezur gjatë natës, por edhe gjatë ditës të mos rrijë gjithë kohës ndezur, pasi thanë ajrin.

“Ajo që duhet bërë është që kondicioneri të mos rrijë non stop ndezur. Duhet pasur kujdes dhe të bëhet një kombinim. Për hir të së vërtetës ne vërtet jemi përballë dimrit, por nuk jemi në temperatura -10 gradë Celcius, në tërësinë e vendit.”

Për çdo qytetar që kërkon të japë ose të marrë ambiente me qera nevojitet certifkata e energjitikës, pavarësisht se askush nuk e kërkon. Eksperti i energjitikës, Azmir Duleviç, solli në vëmendje dhe kontrollin që duhet të bëhet nga Agjencia e Efiçensës Energjitike për çdo apartament.

“Qytetarët e dinë, askush nuk e kërkon. Para ne i kemi ligjet, por sa zbatohen këtu është problemi. Duke u zbatuar rigorozisht, në mënyrë erfekte, kjo pjesa e eficensës energjitike, ti e detyron ndërtuesin që të zbatojë këto rregulla”, tha Duleviç.

Sipas Duleviç, energjia elektrike në shumicën dërrmuese të rasteve shpërdorohet. Që të mos ndodhë kjo zgjidhja ideale do të ishte që qyetarët të shpenzonin si fillim për krijimin e kushteve të duhura të ngrohjes qëndrore. Kështu me kalimin e kohës kjo do të përkthehej në kursim të energjisë elektrike.

“Nëse certifikatat jepen thjeshtë për të marrë lejen ose hipotekën në bashki, jemi në situatën kur shpërdorohet energjia elektrike, sepse kjo është zinxhir. Para mund të shpjegosh pak në fillim, por kursen për një kohë shumë më të gjatë”, tha ai.