Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, uron shqiptarët për Ditën Kombëtare të Rinisë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Nikolla përshëndet vajzat dhe djemtë e Shqipërisë, nxënësit, studentët, specialistët, punonjësit dhe punëtorët e rinj në vend.
Lindita Nikolla thotë se Kuvendi i Shqipërisë mbështet rritjen e aksesit për të rejat dhe të rinjtë shqiptarë, në arsimim e formim, tregun e punës, sipërmarrjen, shoqërinë civile dhe mbi të gjitha talentin dhe lidershipin e tyre në teknologjinë dhe inovacionin.
“Në Ditën Kombëtare të Rinisë përshëndes vajzat dhe djemtë e Shqipërisë, nxënësit, studentët, specialistët, punonjësit dhe punëtorët e rinj. Moshat e reja nga 15-30 vjeç përbëjnë rreth 22 përqind të popullsisë dhe janë një potencial dhe faktor i fuqishëm i zhvillimit të vendit. Kuvendi i Shqipërisë mbështet rritjen e aksesit për të rejat dhe të rinjtë shqiptarë, në arsimim e formim, tregun e punës, sipërmarrjen, shoqërinë civile dhe mbi të gjitha talentin dhe lidershipin e tyre në teknologjinë dhe inovacionin. Rinia është jo vetëm brezi i ardhshëm, por e sotmja e Shqipërisë dhe e Europës”, shkruan Lindita Nikolla në Facebook.
Sot festohet Dita Kombëtare e Rinisë. 8 dhjetori kujtohet si dita, ku 33 vjet më parë studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës u bënë iniciatorët e kthesës dhe ndryshimit historik.
Në 8 dhjetor 1990, protesta e studentëve, e njohur si “Lëvizja studentore”, solli në Shqipëri shembjen e regjimit të egër komunist. Djem dhe vajza të Qytet Studentit u mblodhën për të protestuar nën motot “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Liri”, “Demokraci” “Rroftë Shqipëria e lirë”, etj.
Ata kërkuan rrëzimin e sistemit diktaktorial dhe ngritjen e shtetit demokratik që nënkuptonte shtetin e së drejtës, integrimin në Europë si dhe garantimin e pluralizmit politik një nga bazat kryesore të një shteti demokratik.
8 dhjetori u caktua si Dita e Rinisë më 8 dhjetor të vitit 2009 me propozim të Qeverisë Berisha në atë kohë, për të përkujtuar kështu lëvizjen studentore që i dha fund regjimit të errët diktaktorial në Shqipëri.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo