Ish-reperi i njohur Fero Fera disa muaj më parë është ndarë nga bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që artisti ushtroi mbi modelen.
Nga lidhja e tyre dyshja kanë një vajzë së bashku, Nina e cila tashmë jeton me nënën e saj.
Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale, Fero ka treguar marrëdhënien që ka me të bijën, ndonëse nuk jetojnë së bashku.
Ai ka publikuar një video, ku e vogla i shpreh dashurinë e sinqertë atij duke thënë se do më shumë babin.
“Kë do më shumë Nina?”– pyetet Arbenita, ndërsa Nina tha: “Babin, babin, babin”.
Duket se Fero ka shumë marrëdhënie të mira me vajzën e tij edhe pse situata me Arbenitën nuk është shumë e mirë.
Kohë më parë përmes një statusi në InstaStory, ish-reperi është shprehur i shqetësuar për vajzën e ti, Nina, pasi sipas ligjit nuk mund ta takojë atë më shumë se 3 orë në javë.
Pretendim ky që u hodh poshtë nga ish-gruaja e tij modelja Arbenita Ismaili.
Megjithatë nuk dimë të themi nëse Fero e takon vajzën e tij 3 orë në javë apo më shumë, por ajo çfarë dimë me siguri është se videot e postuara nga Fero me të bijën janë shumë të bukura.