LifeStyle

Pse duhet mësuar që të jemi mirënjohës?

Çdo mëngjes shkruani të paktën 10 arsye për të cilat jeni mirënjohës. Ndoshta fillimi do të jetë pak i vështirë, por jini të bindur se do të keni një listë mjaft të gjatë.

Pse duhet mësuar që të jemi mirënjohës?

Në radhë të parë do të jeni më optimistë. Rezultatet e studimeve tregojnë se “njerëzit mirënjohës kanë raportuar nivele më të larta në disa gjendje emocionale si: entuziazmi, vendosmëria, përqendrimi dhe energjia e transmetuar…”. Ata, të cilët kanë mbajtur ditarë mirënjohjeje për një javë, janë ndier më optimistë për sa i përket jetës së tyre në krahasim me ata të cilët nuk e kanë mbajtur këtë ditar dhe kanë vazhduar stilin e tyre të jetesës.

Ata që janë mirënjohës kanë nivele më të larta vitaliteti, optimizmi dhe nivele më të ulëta stresi. Janë më pak depresivë, u japin më pak rëndësi gjërave materiale dhe janë më pak ziliqarë ndaj të tjerëve.