Banesa ku jetonte një 71-vjeçare bashkë me bashkëshortin në Fier është djegur plotësisht nga zjarri mbrëmjen e kësaj të premteje.
Shkak i zjarrit në banesën e dy të moshuarve dyshohet të jetë aksidental nga soba e druve.
Dy të moshuarit mësohet se po qëndronin në këtë banesë prej disa kohësh pasi kishin shkuar nga Tirana për të bërë vjeljen e ullinjve në pronën e tyre në fshatin Peshtan Bregas në Fier.
Fatmirësisht dy të moshuarit nuk janë plagosur, por raportohet për dëme të mëdha pateriale pasi banesa ështrë djegur plotësisht.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo