Shqipe Hysenaj dhe Gani Gërmia janë sqaruar për incidentin që ndodhi mes tyre disa orë më parë.
Në spektakël u transmetua materiali i plotë, ku shihej Shqipja që kishte eskaluar me fjalë e ofendime ndaj gazetarit.
Kjo nisi pas një bluze që i kërkoi humoristi banores, e për të cilën ia hodhi rrobat e tjera në dhomë.
Në bisedën që po bënin në Prime, mes shumë gjërash, ish-konkurrentja e “Përputhen” kërkoi nga Ganiu që ta lë alkoolin.
Kjo pasi ai shpesh është akuzuar edhe nga banorët e tjerë që në shumë raste nuk e ka kontrolluar dot veten.
“Ka mundësi ta lësh atë alkoolin, më ke vënë në ankth, nuk të dua dot afër, sëmurem”, u shpreh ajo.
Shqipja vazhdoi duke i thënë se është i varur nga alkooli, gjersa shtoi: “E pi në mëngjes dhe në darkë”.