Pas paraqitjes së saj të çuditshme në mbrëmjen e Çmimeve Britanike të Modës më herët gjatë javës, Rita Ora tregoi muskujt e saj të formësuar në një postim të fundit në Instagram të enjten.
Këngëtarja 33-vjeçare ishte pa makijazh në fotografinë që publikoi, duke treguar muskujt e tonifikuar të barkut të saj në një veshje sportive të zezë dhe pantallona të ngushta.
Ajo i mbante flokët e saj në një stil topuz të çrregullt, ndërsa gjithashtu kishte të vendosura një palë syze të mëdha të zeza për ‘selfie’-n e realizuar para pasqyrës, shkruan DailyMail.
Rita Ora
Rita publikoi një përmbledhje fotografish të kohës së fundit në Los Angeles, ku shfaqi gjithashtu një përzgjedhje impresive të tatuazheve të saj duke treguar shumë nga lëkura në një bluzë pa shpinë.
Gjatë një dite të kaluar jashtë, ajo gjithashtu dukej se kishte shijuar një ditë në përvojën e “The Squid Games: Challenges”.
Rita Ora
Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi Rita tërhoqi vëmendjen në mbrëmjen e Çmimeve Britanike të Modës të hënën, kur zgjodhi një pamje të çuditshme për ngjarjen prestigjioze.
Ylli me origjinë shqiptare kishte veshur një fustan të zi elegant me shpinë të hapur, teksa në lëkurën e saj kishte të vendosur disa aksesorë të çuditshëm, që dukeshin si eshtra reptile të dinosaurit.
Ylli tregoi një figurë të sofistikuar në një fustan të klasit që theksonte trupin e saj në mënyrën më të përsosur, duke nxjerrë në pah format e saj të lakmueshme trupore.